LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon thellë ndaj Feronikelit

Golden Eagle Ylli triumfon thellë ndaj Feronikelit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Feronikelit me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27) në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Suhareka dominoi nga fillimi deri në fund në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar.


Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 24:16. Me lojë më të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 29:17 apo 53:33 pas 20 minutave.

Vendasit më bindës ishin në periodën e tretë duke fituar 32:11, derisa çerekun e fundit e fituan mysafirët 21:27, por në fund Ylli triumfoi thellë 106:71.

Tre basketbollistët më të dalluar të Yllit ishin: Jameel McKay me 19 pikë e 14 kërcime, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi me 19 pikë, kurse te skuadra nga Drenasi u dalluan Fisnik Juniku me 18 pikë dhe Rinor Ahmeti me 15.

Golden Eagle Ylli ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 12 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori