LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon në derbin ndaj Trepçës në Mitrovicë

Golden Eagle Ylli triumfon në derbin ndaj Trepçës në Mitrovicë
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbin ndaj Trepçës në Minatori në Mitrovicë me rezultat 62-84 (13:19, 14:17, 15:23, 20:25), në kuadër të javës së 15-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore, therandasit janë liderë me 26 pikë, kurse mitrovicasit kanë 25.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me vendasit që krijuan epërsi prej 11:6, por mysafirët rikthehen shpejt për të barazuar rezultatin në 13:13, dhe me gjashtë pikë radhazi fituan çerekun e parë 13:19. Therandasit në periudhën e dytë e thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 23:34, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 27-36.


Pavarësisht se dhanë maksimumin mitrovicasit, kampionët e Kosovës nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë. Ata thelluan edhe më shumë epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 42:59, 17 pikë për mysafirët. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli vulosi fitoren, ndërsa ‘shpërtheu’ Mikaile Tmusiq me treshe, duke u duartrokitur nga tifozët vendas, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 62-84.

Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me shtatë pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 25 pikë e katër kërcime, Erjon Kastrati me 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime dhe Henrik Sirko me 12 pikë e 12 kërcime.

Trepça ka 10 fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli 11 fitore dhe katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori