LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli tërhiqet nga garat e Superligës?

Golden Eagle Ylli tërhiqet nga garat e Superligës?

Skuadra e Golden Eagle Ylli është duke shqyrtuar mundësinë e tërheqjes nga garat e Superligës së Kosovës në Basketboll.

E gjithë kjo pas përleshjes mes tifozëve të Bashkimit dhe skuadrës së Suharekës, ku këta të fundit akuzojnë mysafirët dhe mbajnë përgjegjës kryesinë e klubit prizrenas për nxitjen e dhunës.

Kështu ka njoftuar klubi përmes një komunikate të lëshuar.

Në bazë të informatorit nr.4 të komisarit të garave të datës 01.11.2016,në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të Klubit të Basketbollit “Golden Eagle Ylli” duke analizuar e diskutuar gjatë,dalim me këtë: KOMUNIKATË Është skandaloze,tendencioze dhe i papranueshëm dënimi i shqiptuar nga komesari i garave dhënë ndaj klubit tonë me 1 ndeshje pa prezencën e publikut dhe në shumën 1000 euro. Në çdo shkresë dhe komunikatë që e kemi lëshuar si klub,çdo herë jemi distancuar nga skenat e dhunës dhe çdo herë do të jemi kundër skenave të dhunës, si bord drejtues dhe nga gjithë qyteti i Suharekës.

Duke analizuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund,jemi të habitur se në bazë të cilit raport të delegatit merren këto vendime tendencioze nga ana e komisarit të garave. Ne bëjmë pyetje se a është lexuar raporti i delegatit apo i lartpërmenduri merr vendime sipas tekeve dhe dëshirave të tijë. Ne si klub kemi respektuar nenin 28,pika 4 të Propozicioneve të garave ku na sugjeron që t’i sigurojmë 10 karrike për ekipin mik. Gjithë ekcesi që ndodhi në ndeshje ishte inskenim dhe provokim nga drejtuesit e klubit të Bashkimit të shënuar edhe në protokoll nga delegati Nexhdet Hoxha me këto fjalë “24 sekonda pa përfunduar vazhdimi, nga ana e zyrtarëve të KB Bashkimit është ardhur deri te provokimi i publikut duke provokuar në mënyrë brutale

Kështu u përleshën tifozët e Yllit dhe Bashkimit (Video)
Lexo po ashtu Kështu u përleshën tifozët e Yllit dhe Bashkimit (Video)

I pyesim federatën se çfarë standarde apo kritere i duhen komisarit të garave të dënohen edhe kryesia e një klubi ku zyrtarisht ishin të ulur në karriget e rezervuara. Ne si klub kontestojmë njëanshmërinë e Komisarit të garave,i cili për tjerët është i mëshirueshëm por për skuadrën tonë tejet dorëlirë. Nuk po ndalet të ndajë ndëshkime. Nëse dikujt i pengon një klub i cili për 3 vite me radhë i dha hijeshi dhe jetë Superligës së Kosovës,atëherë të jenë më transparentë dhe të na e thonë edhe zyrtarisht e të mos inskenojnë situata të tilla sikur ai i edicionit të kaluar dhe ky i tanishmi. Iu kujtojmë se inskenime të tilla nuk i ndihmojnë basketbollit por vetëm e dëmtojnë. Në këtë mënyrë edhe këta donatorë të pakët do të lodhen dhe në përgjithësi do të lodhen edhe basketbolldashësit me situata të tilla.

Gjatë ditës së sotme,ne kemi konstatuar ekspertë vendorë e ndërkombëtar,që i njohin rregullat e zyrtare të lojës së basketbollit dhe propozicionet e garave. Nga të gjithë kemi marrë këtë përgjigje: “NË RASTE TË TILLA NUK DËBOHET PUBLIKU NGA SALLA POR VETËM PJESA NGA VIJE SULMI” Gjatë shikimit të video incizimit, kemi vërejtur se sulmuesi vie nga parketi,pas provokimit të vazhdueshëm nga drejtuesit e skuadrës mike. Kjo dëshmon se vendimi i gjyqtarëve dhe delegatit të lojës ishte i njëanshëm dhe jo profesional,dhe ne jemi viktima. Ne u kemi tërhequr vëmendjen gjyqtarëve që të mos e zbrazin palestrën por ata na janë përgjigjur kështu : “PO I LARGOJMË PËR SHKAK TË EKIPIT MIK”. Për fund ne asnjëherë nuk lejojmë degradimin apo keqpërdorimin e klubit tonë dhe gjithë qytetit të Suharekës e donatorëve. Nga sot ne kemi ndërprerë stërvitjet dhe jemi duke e shqyrtuar edhe seriozisht tërheqjen nga garat e më tutjeme. Nuk do të lejojmë asnjëherë që djersën e të gjithëve ta na e humbin me vendime tendencioze dhe aspak reale. U bëjmë thirrje gjithë strukturave të FBK-së që edhe një herë të ri monitorojë raportin e delegatit të ndeshjes dhe të mos aplikoj standardet e dyfishta në vendime përkatëse. Më 01.11.2016 Bordi i KB Golden Eagle Ylli.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori