LAJMI I FUNDIT:

Gold AG ironizon me shaka për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj

Gold AG ironizon me shaka për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj

Vdekja e gazetarit dhe analistit Kastriot Myftaraj ka qenë një prej ngjarjeve më të diskutuara të së enjtes.

I ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje, pasi policia konfirmoi se ai vdiq pasi u hodh nga kati i katërt e një objekti në Tiranë.


Mbi largimin e tij nga jeta ka pasur komente të shumta, pasi gazetari i ndjerë ka gëzuar një reputacion të keq te besimtarët myslimanë, për shkak të pikëpamjeve të tij kontroverse mbi fenë.

Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë
Lexo po ashtu Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

Mu për këtë çështje, hoxha i mirënjohur Ahmed Kalaja bëri një postim në rrjetin social Facebook, duke porositur ndjekësit e tij që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt.

“I mbeti ëndrra pa realizuar…
Lajm i darkës së Arafatit quhet ky…
Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.
Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!
Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre…
Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori…
Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!
Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!
Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi ndër të tjerash Kalaja në Facebook.

Foto: Ahmed Kalaja/Facebook

E një nga komentuesit ka qenë edhe reperi u njohur shqiptar, Gold AG.

Rap-artisti I cili njihet si mysliman i devotshëm dhe i ka dedikuar disa here këngë fesë, ka ironizuar me vdekjen e Myftarajt, duke shkruar në komentin e tij: “Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër habib, se soji i tij do të kishte menduar që ishte i mirë pasi iku (vdiq) në xhuma”.

Ndërkohë, mbi këtë koment ka pasuar një tjetër replikë nga vet Ahmed Kalaja, i cili i shkruan reperit Agushi: “Ku të shkon mendja, i rrezikshëm, po edhe habib je”.

Foto: Ahmed Kalaja/Facebook

Secili nga komentet kanë marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit, shumica prej të cilëve ka qenë emoji me buzëqeshje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori