LAJMI I FUNDIT:

Goditi për vdekje biçiklistit, një muaj paraburgim

Goditi për vdekje biçiklistit, një muaj paraburgim

Një muaj paraburgim është caktuar për të pandehurin H.K, i cili në Pejë, nën ndikim të alkoolit ka drejtuar veturën dhe ka goditur për vdekje biçiklistin A.D.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.


Biçiklisti i aksidentuar mbrëmë në Pejë ishte 27 vjeçar, mësoni detajet tjera 
Lexo po ashtu Biçiklisti i aksidentuar mbrëmë në Pejë ishte 27 vjeçar, mësoni detajet tjera 

“Me datë 16.10.2018, rreth orës 21:10 minuta, në Pejë, gjersa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga drejtimi i Stacionit të trenit duke qenë nën ndikim të alkoolit ka shkelur nenin 233 par.6 lidhur me par.2 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088), në atë mënyrë që, i pandehuri duke mos i kushtuar vëmendje dhe rëndësi biçiklistit i cili ishte para tij duke lëvizur me biçikletë në të njëjtin shirit dhe atë në anën e djathtë, me pjesën e parë të automjetit e godet biçiklistin A.D mbi gomën e pasme të biçikletës dhe si pasojë e goditjes hedhë të dëmtuarin në asfalt me ç’rast nga pika e goditjes e deri te hedhja e biçiklistit distanca është 16.80 metra, nga goditja e pësuar tani i ndjeri vdes në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesë.

Me këto veprime i pandehuri H.K dyshohet se ka kryer veprën penale ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar nga data 16.10.2018  deri me datë 16.11.2018.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori