LAJMI I FUNDIT:

Godin i thotë ‘po’ Juventusit, Atletico i ofron kontratë të re

Godin i thotë ‘po’ Juventusit, Atletico i ofron kontratë të re
Diego Godin me kupën e Ligës së Evropës (Foto: Getty Images)

Diego Godin është një nga lojtarët më të kërkuar nga Juventusit në këtë afat kalimtar dhe raportohet se uruguaiani i ka dhënë përgjigje pozitive Zonjës së Vjetër.

Por, Atletico Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë, ata i kanë ofruar tashmë lojtarit një kontratë të re.


Sipas Tuttomercatoweb, Godin ka shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Torino dhe së bashku të tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Godin ishte një nga më të mriët me Uruguain në Botërorin Rusia 2018 (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi raportohet se është pajtuar për një kontratë tre vjeçare, ku në përfundimin e saj do të ishte 35 vjeçar.

Pas gjithë kësaj, Atletico i kanë ofruar rinovim kontrate deri në qershorin e 2021.

CR7 thërret me entuziazëm emrin e klubit të ri
Lexo po ashtu CR7 thërret me entuziazëm emrin e klubit të ri

Godin iu bashkua skuadrës spanjolle në vitin 2010, ndërsa në verën e ardhshme i skadon kontrata.

Në këtë afat kalimtar Juve përveç CR7, ka nënshkruar edhe me Emre Can, Mattia Perin, Joao Cancelon dhe Mattia Caldaran. /Telegrafi/