LAJMI I FUNDIT:

Godin lëndohet në kofshë, mungon ndaj Bayernit

Godin lëndohet në kofshë, mungon ndaj Bayernit

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe nuk pritet të luajë ndaj Bayernit.

AS raporton se uruguaiani është dëmtuar në ndeshjen kampionale ndaj Bilbaos dhe do të mungojë sigurt ndaj Bayernit.

Lëndimi i tij është muskular dhe ai vuan prej tij qysh moti edhe pse ka luajtur pa u rikuperuar plotësisht.


Lucas pritet të jetë zëvëndësuesi i tij për duelin ndaj Bayernit. /Telegrafi/