LAJMI I FUNDIT:

Godet Uragani Oto, tre të vdekur në Panama

Godet Uragani Oto, tre të vdekur në Panama

Tre persona kanë humbur jetën në Panama, pasi që gjatë natës stuhia tropikale Oto është shndërruar në uragan, kumtoi shërbimi për mbrojtje civile në Panama.

Qendra rajonale për uraganë e SHBA-së kumtoi se pret që Oto të përforcohet akoma më shumë ndërsa tani afrohet drejt bregut në afërsi të kufirit mes Nikaraguas dhe Kosta Rikës. Ky është uragani i parë, që ka mbërritur deri në Kosta Rikë nga fillimi i mbajtjes së evidencës së besueshme në vitin 1851, theksojnë mediat amerikane.


“Panamaja është e përballur me një nga situatat më të vështira të motit dhe është nën kërcënim të drejtpërdrejt”, deklaroi Hoze Denderiz, drejtori i shërbimit për mbrojtje civile të vendit.

Ai shtoi se gjatë rrëshqitjes së tokës në perëndim të kryeqendrës Panama janë ngujuar nëntë persona. Shtatë prej tyre janë nxjerrë gjallë.

Përveç kësaj, në kryeqendrën e Panamasë ka humbur jetën një fëmijë, pasi që një pemë ka rënë mbi veturën ku ka qenë fëmija.

Shërbimi nacional për situata të jashtëzakonshme i Kosta Rikës urdhëroi që 4.000 njerëz të evakuohen nga fusha, ku pritet që Oto të arrijë në vend. Erërat e aktuale, të cilat i sjell Oto, arrijnë shpejtësi maksimale prej 120 k/h, njofton DPA.

Ekspertët presin që pastaj ky uragan ta përfshijë pjesën veriore të Kosta Rrikës, duke evituar kryeqytetin San Hoze, ku më pas do të transferohet në Paqësor. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori