LAJMI I FUNDIT:

GLPS kundër themelimit të gjykatës komerciale

GLPS kundër themelimit të gjykatës komerciale

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka dalë kundër planit të Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e një gjykate të veçantë komerciale, me juridiksion specifik të fushës së të drejtës biznesore dhe komerciale, duke vlerësuar këtë një tendencë të hapur për t’iu shmangur problemeve të vërteta të kapjes së sistemit, korrupsionit, mungesës së efiqencës dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë dhe vetë Ministrinë e Drejtësisë (MD).

Në një komunikatë për media, GLPS rikujton se Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr dy programe “reformuese”, të ashtuquajturin ‘Rishikim Funksional të Sistemit të Drejtësisë’ dhe të ashtuquajturën ‘Drejtësia 2020’, të cilat kanë dështuar të japin ndonjë rezultat esencial në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë.


“I të njëjtës linjë është edhe plani i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e një gjykate komerciale, e cila, për sqarim të opinionit publik, nuk do të prodhonte asnjë ndryshim funksional në strukturën juridiksionale të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës. Sot për sot, nevoja për administrim të mirë të drejtësisë nuk lidhet me themelimin e trupave të reja, të tilla çfarë kanë ekzistuar edhe para vitit 2013 (siç ka qenë gjykata ekonomike), por me ngritjen e performancës, integritetit, profesionalizmit të gjyqtarëve, dhe me ndarjen e gjyqësorit nga ndikimi politik apo grupeve që seriozisht në vazhdimësi kanë abuzuar me detyrën zyrtare dhe privilegjet publike”, thuhet në deklaratë.

GLPS i rikujton Ministrisë së Drejtësisë që themelimi i një gjykate të veçantë komerciale është zgjidhur së pari me reformën strukturore të sistemit të drejtësisë të vitit 2013.

“Argumentet për mos funksionimin e Departamentit Ekonomik (përfshirë divizionin e saj për Kontestet në lidhje me investitorët e huaj) pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës (që aktualisht bartë juridiksionin e centralizuar për tërë Kosovën, dhe i cili do t’i transferohej një gjykate komerciale) lidhen me mungesën e numrit të gjyqtarëve, nivelin e tyre të pakënaqshëm profesional në shumë raste, dhe një sistem të paqartë të kuptimit të së drejtës biznesore dhe komerciale nga palët, komunitetit të avokatëve dhe/apo gjyqtarëve relevant. Këto probleme nuk zgjidhen me themelimin e një njësie të re organizative, si gjykata komerciale, përkundrazi kërkohet që të intervenohet në substancën e problemit dhe jo në formën apo fasadën e saj. Ishte po e njëjta formë e argumentimit që lidhte rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë me rezultatet e prekshme. Kjo e fundit u tregua të jetë jo vetëm e pavërtetë por gjithas htu pa asnjë ndërlidhje me thelbin e problemit që ka sundimi i ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.

GLPS e konsideron këtë plan të MD-së si një reformë fasadë, e cila nuk adreson problemet kryesore të funksionimit të dobët të gjykatave dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

“MD-ja duhet të avokojë për një veting rrënjësor të sistemit të drejtësisë, çkapje të disa nga figurave kryesore të tij nga politika, dhe një adresim shumë më serioz të performancës dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kosovës nuk i duhen më shumë gjykata, por më shumë llogaridhënie, integritet e profesionalizëm dhe matje sistematike të performancës në sistemin e drejtësisë”, përfundon deklarata e GLPS-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori