LAJMI I FUNDIT:

Gjysmëfinalja RB Leipzig – PSG: Të rejat e skuadrave, formacionet e mundshme, parashikimi

Gjysmëfinalja RB Leipzig – PSG: Të rejat e skuadrave, formacionet e mundshme, parashikimi
(Foto: Getty Images/Guliver)

RasenBallsport Leipzig dhe Paris Saint-Germaini zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Takimi zhvillohet sonte (e martë) në Estadio da Luz të Lisbonës, me fillim në orën 21:00.


Të rejat e skuadrave

RB Leipzig

(Foto: Lluis Gene/Getty Images/Guliver)

Julian Nagelsmann nuk e ka në dispozicion të lënduarin Ibrahima Konate. Hwang Hee-Chan dhe Benjamin Henrichs i janë bashkuar skuadrës, por nuk janë në dispozicion për këtë ndeshje.

Mund të ndodhë që trajneri të angazhojë formacionin e njëjtë që e mposhti Atletico Madridin (2-1), në këtë rast Christopher Nkunku do të luante kundër ish-skuadrës së tij.

Edhe pse lojtari që e shënoi golin vendimtar, Tyler Adams, është në garë për pozitën e startuesit, megjithatë pritet që Patrik Schick ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, derisa opsion mbetet edhe Nordi Mukiele, nëse Nagelsmann vendos ta ndryshojë stilin e lojës.

Paris Saint-Germain

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Keylor Navas është në dyshim për PSG-në pasi e ka lënduar kofshën gjatë ndeshjes kundër Atalantas, ndërsa Sergio Rico pritet ta zë vendin e tij në portë.

Vendimi për Marco Verrattin do të merret në momentet e fundit, ndërsa Layvin Kurzawa do të mungojë.

Trajneri Thomas Tuchel e inkuadroi nga banka rezervë Kylian Mbappen në ndeshjen kundër Atalantas, ndërsa francezi pritet të luajë nga minuta e parë në këtë takim.

Në dispozicion është edhe Angel Di Maria pas suspendimit të kaluar, ashtu që trajneri mund të luajë me sistemin 4-2-2-2, me argjentinasin dhe Neymarin prapa Mbappes dhe Mauro Icardit.

Formacionet e mundshme

(Foto: WhoScored)

Parashikimi

Tomas Tuchel, Julian Nagelsmann (Foto: Getty Images/Guliver)

RB Leipzigu siguroi gjysmëfinalen me një gol të vonshëm nga Tyler Adams, i cili u inkuadrua nga banka rezervë për ta ndëshkuar Atletico Madridin. Skuadra gjermane dëshmoi se është e aftë të luajë në nivelin evropian edhe pa Timo Wernerin dhe kjo ua ka rritur vetëbesimin.

Edhe PSG e siguroi një vend në gjysmëfinale në minutat e fundit të sfidës kundër Atalantas. Kampioni francez ka marrë një shtytje të madhe me kthimin e Di Marias nga suspendimi dhe me Mbappen që është rikuperuar dhe i gatshëm për lojë.

Leipzigu i ka fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, si edhe ka shënuar se paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, gjë që tregon për potencialin e kësaj skuadre.

Megjithatë, takimin me PSG-në konsiderohet një hap i madh për ekipin gjerman kur kihen parasysh emrat që i ka në dispozicion trajneri Tuchel. Për këtë arsye skuadra franceze favorizohet për të këtë përballje.

/Telegrafi/


RasenBallsport Leipzig vs Paris Saint-Germain – Cila mendoni se do të jetë skuadra fituese dhe cili do të jetë rezultati sipas jush? Shprehuni në hapësirën për komente.


Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori