LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë sezon i dështuar te Werderi, media gjermane e ngrit në qiell vetëm Rashicën

Gjysmë sezon i dështuar te Werderi, media gjermane e ngrit në qiell vetëm Rashicën

Werder Bremen nuk ka pasur një edicion të mirë së paku deri më tani, kur kanë kaluar 17 javë në Bundesliga.

Skuadra e madhe gjermane ka mbetur në pozitën e parafundit në tabelë, me vetëm 14 pikë, pozitë që e dërgon në Bundesliga 2.


Edhe pse skuadra ishte e ndërtuar me transferime të reja për të luftuar për një vend në Evropë, te Werderi nuk ka shkuar thuajse asgjë siç duhet.

Transfermarkt ka bërë një artikull ku e ka cilësuar si gjysmë stinor të dështuar të Werderit, por me vetëm një fije shprese e që ajo është Milot Rashica.

Edhe pse klubi gjerman ka shumë lojtarë me emër dhe përvojë, mediumi gjerman i ka kritikuar tej mase duke shkruar se nuk e kanë kaluar provimin.

“Lojtari i vetëm që e ka kaluar provimin te Werder është Milot Rashica, që ka shënuar shtatë gola në kampionat dhe ka bërë tre asistime. Werderi mund të shpëtoj vetëm nëse edhe tjerë lojtarë arrijnë nivelin e Rashicës”.

Por klubi bardh e gjelbër mund të mbetet pa Milotin në janar, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Aston Villa e kërkon me ngulm yllin kosovar në Ligën Premier, teksa edhe Borussia Dortmund ka shprehur interesim për të.

Werder nuk po dëshiron shitjen e Rashicës, pasi në këtë mënyrë do të rrezikonte rënien, por nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro, atëherë do të detyroheshin të pranonin në mënyrë që të fitonin shumë nga largimi i reprezentuesit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori