LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e Superligës me trajnerë kampionë

Gjysma e Superligës me trajnerë kampionë

Prej nga paslufta, edicioni i sivjetmë i Superligës vlerësohet të jetë më interesanti për shkak të nivelit të përafërt të skuadrave. Si rezultat i kësaj, shumë ekipe kanë mundësi për të përfunduar në kreun e renditjes, por edhe shumë të tjera në pjesën e poshtme të saj.

Mbase, meritat për këtë kualitet i kanë edhe trajnerët e këtyre ekipeve.


Aktualisht, ekipet elitare kosovare drejtohen nga pesë trajnerë, të cilën në të kaluarën e tyre që nga paslufta kanë shijuar titullin e kampionit, raporton Infopress.

Gjithsesi, ekipi kampion, Feronikeli ka privilegjin në këtë drejtim, pasi drejtohet pikërisht nga një ‘kampion’ i trajnerëve. Fjala është për Afrim Tovërlanin. Ai ka tre tituj të fituar, që të tre me Prishtinën.

Me dy tituj kampioni është Genc Hoxha që drejton Istogun, derisa trofetë i kishte fituar me Besën. Po ashtu edhe ai i Trepçës ’89, Gani Sejdiu (Trepça dhe Feronikeli).

Me nga një titull janë trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli (Besiana) dhe ai i Hajvalisë, Ismet Munishi (Llamkos Kosova).

Nga emrat e lartpërmendur, përjashto Genc Hoxhën që me Istogun po e kërkon mbijetesën, të gjithë ‘timonierët’ tjerë kanë mundësi që në CV-n e tyre ta shtojnë edhe një titull kampioni.

Tovërlani, Munishi e Sokoli në deklarimet e tyre kanë shprehur qartas ambiciet për titull, derisa edhe 89-shi i Sejdiut nuk është prapa ekipeve tjera me pikë, por trajneri mitrovicas është më i matur kur bëhet fjalë për trofeun e më të mirit.

1999 – 2000 – Prishtina (Ajet Shosholli)

2000/01 – Prishtina (Jusuf Tortoshi)

2001/02 – Besiana (Bylbyl Sokoli)

2002/03 – Drita (Ramadan Cimili)

2003/04 – Prishtina (Ajet Shosholli)

2004/05 – Besa (Valdet Shoshi)

2005/06 – Besa (Genc Hoxha)

2006/07 – Besa (Genc Hoxha)

2007/08 – Prishtina (Afrim Tovërlani)

2008/09 – Prishtina (Afrim Tovërlani)

2009/10 – Trepça (Gani Sejdiu)

2010/11 – Hysi (Fadil Ademi)

2011/12 – Prishtina (Jusuf Tortoshi)

2012/13 – Prishtina (Afrim Tovërlani)

2013/14 – Llamkos Kosova (Ismet Munishi)

2014/15 Feronikeli (Gani Sejdiu)