LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja bëhet virale në internet – ndal lojën dhe ndëshkon Kakan me të verdhë, vetëm për një ‘selfie’ me të

Gjyqtarja bëhet virale në internet – ndal lojën dhe ndëshkon Kakan me të verdhë, vetëm për një ‘selfie’ me të

Në atë që ishte me siguri rasti i parë në futboll, brazilianit legjendar Leite Kaka iu dha kartoni i verdhë, vetëm që gjyqtari të bënte një ‘selfie’ me të mbrëmë.

Ish-maestro i Milanit dhe Real Madridi u kthye përsëri në fanellën e Brazilit në një ndeshje bamirësie për paqen në Izrael.


Ronaldinho, Roberto Carlos, Rivaldo, Cafu dhe Bebeto ishin gjithashtu ndër legjendat që morën pjesë në ndeshjen miqësore.

Joao Felix zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave - pjesë e tij lojtarë si Messi, CR7 dhe Ronaldinho
Lexo po ashtu Joao Felix zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave - pjesë e tij lojtarë si Messi, CR7 dhe Ronaldinho

Por, ish-legjenda e Milanit, Kaka, ai që ishte hiti më i madh i mbrëmjes – duke qenë i kërkuar edhe nga gjyqtarja për një fotografi me të.

Fituesi i Topit të Artë 2007 po driblonte në mesfushë me skuadrën e tij derisa gjyqtarja femër ndali lojën për një moment pa asnjë arsye.

Shumë lojtarë, por edhe Kaka u hutuan me ndaljen e lojës, por gjyqtarja nxori kartonin e verdhë nga xhepi duke e ndëshkuar – para se të nxirrte telefonin dhe të bënte një ‘selfie’ me 37-vjeçarin.

Pas ndëshkimit, gjesti i gjyqtarët krijoi një moment të bukur dhe argëtues në këtë ndeshje bamirësie dhe shumë lojtarë të Brazilit ia dhanë dorën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori