Publikimi i orareve të gjykimeve, publikimi i njoftimeve/komunikatave, trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike dhe publikimi i aktgjykimeve të formës së prerë në webfaqet e gjykatave janë vetëm disa prej obligimeve që kanë zyrtarët për informim pranë gjykatave të Kosovës për ta realizuar transparencën ndaj publikut.
Shtatë gjykatat themelore të Kosovës publikojnë me qindra njoftime e aktgjykime të plotfuqishme, trajtojnë po ashtu qindra kërkesa për qasje në dokumente publike, mirëpo për të rritur edhe më tej transparencën dhe hapjen ndaj mediave dhe shoqërisë civile, duhet të rritet buxheti dhe kapacitetet njerëzore.
Nga shtatë gjykatat themelore që janë në Kosovë, një gjykatë nuk ka zëdhënës, një tjetër e ka rekrutuar zëdhënësin tash së fundi, ndërsa 5 të tjerat kanë nga një zyrtare për informim që rëndom shërben edhe si zyrtare për qasje në dokumente publike, duke kryer kështu punë të dyfishtë.
Të gjitha gjykatat e kontaktuara nga Kallxo.com kanë nënvizuar rëndësinë e rritjes së buxhetit, shtimin e numrit të të punësuarve, por gjithashtu kanë përmendur edhe mungesën e pajisjeve teknike në disa raste.
Sigurisht se Gjykata Themelore e Prishtinës si gjykata më e madhe në vend ka nevojë më të theksuar për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, sepse ka numrin më të madh të lëndëve dhe rrjedhimisht edhe interesin e mediave dhe shoqërisë civile.
Për të ngritur efikasitetin dhe forcuar kapacitetet, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është duke e shqyrtuar mundësinë e rishikimeve të organogrameve të zyrave për informim.
Prishtina dhe të tjerat
Gjykata Themelore e Prishtinës vitin 2018 e filloi me 92,773 lëndë të pazgjidhura, nga 273,888 lëndë sa janë gjithsej në të gjitha gjykatat themelore të Kosovës.
Prej këtyre lëndëve, në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë 183 lëndë të natyrës së korrupsionit, lëndë këto me shumë interes për mediat dhe shoqërinë civile.
Megjithatë, edhe pse ka më shumë se një të tretën e numrit të përgjithshëm të lëndëve dhe pothuajse dy të tretat e numrit të përgjithshëm të lëndëve të korrupsionit, kjo gjykatë ka vetëm një zyrtare për informim e cila njëkohësisht është edhe zyrtare për qasje në dokumente publike.
E gjithë kjo situatë mund të shpie në mbingarkim me punë të zyrtares për informim dhe si rrjedhojë shfaqje të vonesave në trajtimin e kërkesave të palëve të interesuara, e kjo pastaj mund të përkthehet në mungesë të transparencës.
Vështirësitë në përballimin e fluksit të kërkesave dhe punëve informuese konfirmohen edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Padyshim se Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Zyra për Informim e kësaj gjykate, ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve, pasi që duke qenë gjykata më e madhe në vend, automatikisht nënkuptohet pamundësia që një zyrtar i vetëm të bëjë transparente gjithë punën që bëhet në këtë institucion”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Nga kjo gjykatë gjatë vitit 2017 janë publikuar 61 komunikata për media dhe 513 aktgjykime të plotfuqishme janë publikuar në webportalin e Gjykatës.
Ky numër vlerësohet se do të rritej ndjeshëm nëse do të shtoheshin kapacitet e Zyrës për informim në këtë gjykatë.
“Përmes ngritjes së kapaciteteve të zyrës për informim së kësaj gjykate, do të dëshmohej akoma më shumë sesa shumë punohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe do të adresoheshin edhe më shpejt kërkesat e medias dhe publikut”, tha Mirlinda Gashi, zyrtare për informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Edhe pse me numër dukshëm më të vogël të lëndëve, (14,876) nevoja të ngjashme me Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka edhe Gjykata Themelore e Prizrenit.
“Gjykata Themelore e Prizrenit ka arritur të jetë në nivel të kënaqshëm sa i përket transparencës, mirëpo çdoherë ka nevojë për ndryshime e përmirësime, prandaj ngritja e kapaciteteve dhe buxheti janë dy faktorë shumë të rëndësishëm përmes të cilëve mund të bëhen ndryshime e përmirësime e të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në punën e Zyrës për Informim Publik e që ndërlidhet me transparencën e gjykatës”, tha Aferdita Kicaj, zyrtare për informim në këtë gjykatë.
Gjykata Themelore e Prizrenit gjatë vitit 2017 ka publikuar 84 komunikata dhe 223 aktgjykime të plotfuqishme.
Përpos problemit me kapacitetet, Gjykata Themelore në Prizren përballet edhe me një problem tjetër.
“Kur ishte çështja e buxhetit, gjykata e boton buletinin informativ çdo tre muaj, kur të vijë koha e botimit paraqitet problem se nuk ka buxhet dhe fillojnë pengesat me start”, tha Kicaj.
Kicaj, po ashtu përmendi një rast kur me një OJQ kishin regjistruar një spot promovues për gjykatën dhe vështirësitë që kishin hasur për ta transmetuar atë për shkak të mungesës së buxhetit, teksa vlerëson se kjo e fundit është domosdoshmëri nëse dëshirohet sukses dhe transparencë.
Nevoja të ngjashme janë shfaqur edhe në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Në këtë gjykatë gjatë vitit 2017 janë publikuar 41 komunikata për media dhe janë trajtuar 34 kërkesa për qasje në dokumente publike. Po ashtu janë publikuar 649 aktgjykime të plotfuqishme të (numri më i madh i tyre janë publikuar gjatë vitit 2017).
Performancë të ngjashme me këtë gjykatë në drejtim të transparencës gjatë vitit 2016 ka pasur edhe Gjykata Themelore në Ferizaj.
Në këtë gjykatë në vitin që lamë pas janë publikuar 34 komunikata, janë trajtuar 23 kërkesa për qasje në dokumente publike dhe janë publikuar 569 vendime të plotfuqishme gjyqësore.
Pyetje në lidhje me nevojat dhe performancën e tyre u janë dërguar edhe Gjykatës Themelore në Pejë dhe asaj në Gjakovë, por nuk ka pranuar përgjigje, teksa në këtë të fundit nuk ka fare zyrtar për media.
Për, të gjitha këto nevoja, duket se dijeni është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Kallxo.com i ka dërguar pyetje KGjK-së në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të zyrave për informim dhe shtimin e buxhetit për to për të realizuar në plotni transparencën aq shumë të proklamuar, por krejt çka ka marrë nga KGjK-ja është kjo përgjigje.
“Jemi në proces të rishikimit të organogramit për secilën zyrë”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Konventa e Partisë së Lirisë, Meta: Pas këtij forumi do të kemi një parti tjetër, Kryemadhin s’e kam larguar
“Gladiatore me taka”, Kryemadhi: Familja më e rëndësishme se politika
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë