LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vërteton dënimin për Albin Kurtin dhe të tjerët

Gjykata vërteton dënimin për Albin Kurtin dhe të tjerët

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim me kusht për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupin dhe Faton Topallin, vendim i cili është marrë pas ankesave.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Gjykata e Apelit të Kosovës, e cila i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe avokatëve mbrojtës,  në çështjen e të akuzuarve Albin Kurti,  Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi. dhe Faton Topalli.


Siç thuhet në njoftim të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

“Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 03.01.2018, është vërtetuar. Të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga ana e gjykatës së shkalles se parë dhe atë: Albin Kurti me një vit e gjashtë muaj burgim, për shkak të veprave penale në vazhdimësi ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’,  nga neni  375 paragrafi i patë, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale në vazhdimësi ‘Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, nga neni 409 paragrafi i 5-të i lidhur me paragrafin e 1, të këtij kodi. Për të njëjtat vepra Albulena Haxhiu është dënuar më një vit e tre muaj burgim, Donika Kadaj-Bujupi  me një vit e gjashtë  muaj, ndërsa  Faton Topalli me një vit dy  muaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftim, dënimet e shqiptuara me burgim kundër të gjithë të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) vitesh të akuzuarit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

“Gjykata e Apelit konstaton se aktgjykimi në fjalë nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk përmban as shkelje të Ligjit Penal, e që do të kushtëzonte anulimin e aktgjykimit. Po ashtu duke shqyrtuar çështjen përkitazi me vendimin për dënim, Gjykata  e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe mbrojtjes nuk janë të bazuara”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori