LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ia merr pasaportën të dyshuarit për rastin “Banka Postare”

Gjykata ia merr pasaportën të dyshuarit për rastin “Banka Postare”

Nuk ka arrestim për tre nga të dyshuarit në hetimin e fundit të PSP-së “Banka Postare”. Gjyqtari i procedurës paraprake, Sedat Rexhepagjiq, pas seancës së mëngjesit vendosi që të mos i fut në burg tre të dyshuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vend të kësaj, Kole Smillevskit gjykata ia ka marr pasaportën, ndërsa për dy të tjerët Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski, iu vendosën masa për tu paraqitur në gjykatë.


Prokuroria Speciale Publike njoftoi se do të ngre ankesë në lidhje me këtë vendim të gjykatës.

Hetimi “Banka Postare” është një hetim financiar, në të cilin nëntë persona dyshohen për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe kompetencave, pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga krimi nga neni 273 i Kodit Penal.

Në hetim të dyshuar janë Kole Smillevski, Tome Gllavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Gjeorgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Milev dhe Zllatko Gjorçev./Telegrafi/