LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e dënon me një vit burgim menaxherin e Taynës

Gjykata e dënon me një vit burgim menaxherin e Taynës
Gjykata e dënon me një vit burgim menaxherin e Taynas

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv. Ai akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi do të marrë formën e prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij, ka njoftuar gjyqtari Ymeri.

Gjykata e dënon me një vit burgim menaxherin e Taynas

Sipas aktakuzësmë datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës Stop, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Sipas aktakuzës i dyshshuari fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revolës mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore , e më pas me grushta e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse në regjionin parieto oksipitale të kokës, e ënjtur me mavijosje në regjionin e pasmë të kokës ana e majtë, gërvishtje në fytyrë, ndrydhje e indeve të buta të regjionit të hundës dhe thyerje e kockës së hundës pa dislokim, lëndime të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbretës (jo i mprehtë), kështu që i pandehuri me veprimet e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Me çka ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./BetimipërDrejtësi.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori