LAJMI I FUNDIT:

Gjuha, bartësi kryesor i mirëkuptimit

Gjuha, bartësi kryesor i mirëkuptimit

Gjuha është bartësi kryesor i mirëkuptimit, prandaj duhet ta kultivojmë e ta përsosim


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Çdo mosmarrëveshje, pa marrë parasysh ndërlikueshmërinë, mund të zgjidhet shkallë-shkallë dhe të gjitha palët mund të pajtohen.

Secili njeri kërkon dashuri, por kërkon edhe respekt.

Secila qenie njerëzore ka ndjenjën për vlefshmërinë personale, rëndësinë dhe dinjitetin.

Po ta lëndoni aty, përgjithmonë e keni humbur.

Nëse dikë e doni dhe e respektoni, i ndihmoni të zhvillohet, atëherë edhe ai ju do dhe ju respekton.

Meqë pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në masë, takohemi me njerëz, zhvillojmë marrëdhënie, rrallë jemi të vetmuar.

Në kundërshtim me fytyrën tënde të vërtetë, maska bëhet gjithnjë e më tepër pjesë jotja.

Kurse shoqëria krijon frikë te çdo individ:

⦁ frikë nga mospranimi
⦁ frikë se dikush do të të përqeshë
⦁ frikë se do të humbasësh respektin
⦁ frikë nga ajo se çka të tjerët do të thonë për ty.

Nëse duhet t’u përshtatesh njerëzve të ndryshëm, nuk mund të jesh i vetvetes.

Por, tradita në mbarë botën, deri në ditët e sotme, na mëson që askënd të mos e pranojmë të përshtatur, por të atillë çfarë është.

Nëse vepron ashtu, më pak je i interesuar për vete.

Më shumë ka rëndësi çfarë mendon ai tjetri për ty.

/Telegrafi/