Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë zjarri duke lënë të plagosur një person tjetër sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Rinia”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, policia sapo ka marr informatën për një gjuajte me armë zjarri menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit i është ofruar menjëherë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e policisë, thuhet po ashtu se thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e të dyshuarve në rast nga ana e policisë.
“Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj, janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ si dhe ‘Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Të ndalohen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen