LAJMI I FUNDIT:

Gjon Karrica publikon këngën e re “Lemon Pie”

Gjon Karrica publikon këngën e re “Lemon Pie”

Ai ka një karrierë të gjatë muzikore, por pjesëmarrja në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova e ktheu në qendër të vëmendjes.

Bëhet fjalë për Gjon Karrica, i cili këtë herë ka publikuar një projekt të ri muzikor që mban titullin “Lemon Pie”.


Kënga është kompletuar edhe me videoklip që u realizua nga Gerti Ibra dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin e artistit në YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Për muzikën u përkujdes Mark Pinhasov që gjithashtu ka realizuar tekstin bashkë me Gjonin.

Të gjitha lajmet nga Gjon Karrica
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjon Karrica

Ndryshe, kujtojmë që Gjoni i njohur ndryshe edhe si Lugati qëndroi për disa javë brenda shtëpisë së famshme të BBVK.

Por, këngëtari u detyrua të ndërpriste rrugëtimin për arsye shëndetësore. /Telegrafi/