LAJMI I FUNDIT:

Gjithnjë afër publikut por pa e lënë anash familjen, Teuta Selimi: Ju rrëfej jetën time të zakonshme

Gjithnjë afër publikut por pa e lënë anash familjen, Teuta Selimi: Ju rrëfej jetën time të zakonshme

E nisi karrierën duke sjell e para në Kosovë zhanrin “reggae”, teksa me kalimin e viteve ndërroi tërësisht zhanër, por mbeti gjithmonë e pëlqyer nga publiku. Është kjo këngëtarja Teuta Selimi, këngët e së cilës kanë goditur gjithnjë veshin e publikut shqiptar.

Muajin e kaluar ajo solli këngën e saj më të re “Zemrën fale”, e cila është pritur mirë nga publiku i saj, teksa është në përgatitje të disa projekteve tjera. Teuta vjen në një intervistë për Telegrafin, për të rrëfyer planet e vitit 2019, duke treguar se shpreson të vazhdojë me të njëjtin intensitet të punës, për të qenë sa më e freskët për publikun e saj.

Teuta, na trego pak si ka nisur viti 2019 për ty?

Viti 2019 ka nis me një energji shumë pozitive, shpresoj që do të vazhdoj të punoj sikur vitin që lam pas.

Teuta Selimi (Foto: Veton Osmani)

Në çfarë je duke punuar aktualisht? Presin fansat ndonjë këngë të re nga ty?

Jam duke punuar në një këngë të re, e cila do të jetë bashkëpunim, por nuk po zbuloj më shumë, po e lë befasi deri në lansimin e saj.

Jeni njëra ndër emrat më të pëlqyer të muzikës ‘live’ në ahengje e dama të shumta. Na trego pak sa je e lumtur për këtë fakt?

Jam e lumtur kudo që këndoj, dhe përpiqem çdo herë të kem performancë sa më të mirë.

Teuta Selimi: “Jam në përgatitje të një kënge të re, që do të jetë bashkëpunim” (Foto: Veton Osmani)

Shohim që baladat janë një prej zhanreve tua që preferoni më së tepërmi dhe ju shkon më së shumti. Është ndonjë baladë e re rrugës për fansat?

Po, është një baladë e re, të cilën shpresoj që publiku ta mirëpresë.

Dikur Teuta e këngës “reggae” në Kosovë, ndërsa me kalimin e viteve gjithçka evoluoi edhe në shijen e muzikës. A ndjen nostalgji për këngën “Çka po dojm”, dhe a do i riktheheshe lëtij zhanri?

Kënga e mirë mbetet gjithmonë e mirë, shpresoj që edhe në të ardhmen të bëj një këngë të tillë. Pse jo? Do të ishte interesante…

Çfarë mendimi keni për tregun muzikor sot?

Ka ndryshuar shumë gjithçka sidomos me rrjetet sociale, sot mundesh ta lansosh një këngë në kanalin YouTube si dhe plot platforma tjera. Shumëçka është bërë më lehtë, por njëkohësisht ka hapësire edhe për “budallaki” e gjëra të kota, sa që njerëzit i bëjnë të ndjehen në siklet për tu dukur më bukur e më të veshur me rroba të shtrenjta (çanta, vetura, shtëpi etj), sa që jeta reale është venitur.

Jashtë muzikës, një nënë mjaft e përkushtuar në familje. Na trego pak si është një ditë e zakonshme e Teutës pranë familjarëve të saj?

Jeta ime është e mbushur me plot dashuri, jam njeriu më fatlum që kam familjen time, dita ime në shtëpi është e njëjtë me nënat tjera. Gatuaj, pastroj, hekuros e çdo gjë tjetër. Kur i shikoj djemtë e mi, më hiqet çdo breng .

Teuta Selimi dhe dy djemtë e saj (Foto: Teuta Selimi/Instagram)

Një jetë mes Zvicrës dhe Prishtinës. Sa është e vështirë për ty që t’ia dalësh?

Udhëtoj shumë, kështu që jam pajtuar se kjo është jeta ime.

Çfarë mendimi keni për albumet, ia vlejnë sot në treg dhe a do ta shohim Teutën në të ardhmen me album?

Nuk besoj që do të bëj një album, ka ndryshuar tregu dhe askush nuk ka kohë e energji për një album të tërë.

Teuta, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Për fund cili do të ishte mesazhi yt për të gjithë lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit dhe juve ishte kënaqësi. /Telegrafi/

Foto: Veton Osmani

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori