LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini rreth shfaqjes magjike “Kapitulli i fundit i 1001 netë”

Gjithçka që duhet të dini rreth shfaqjes magjike “Kapitulli i fundit i 1001 netë”

Sharjah është emëruar nga UNESCO “Kryeqyteti i Librit në Botë” për vitin 2019, si një mirënjohje e përpjekjeve të vazhdueshme të këtij vendi për promovimin e librave dhe literaturës.

Pas pothuajse një jave plot shfaqje dhe aktivitete të ndryshme, festimet kanë mbaruar, kështu që më poshtë mund të gjeni detaje interesante rreth këtij çmimi, Sharjahut dhe ceremonisë së festimit.


Rreth çmimit të UNESCO-s “World Book Capital”

Programi i UNESCO “World Book Capital” është një iniciativë e nisur në vitin 1996, e cila synon të inkurajojë dhe promovojë aktivitetet botuese në nivel lokal dhe global duke nominuar për një periudhë një vjeçare programin më të mirë të një vendi që synon promovimin e librave.

Iniciativa synon të promovojë paqen, pasurimin kulturor dhe dialogun ndërkulturor përmes edukimit, komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit.

Sharjah si “Kryeqyteti i Librit në Botë”

Ky çmim i është dhuruar Emirateve të Bashkuara Arabe më saktësisht Sharjahut, si një mirënjohje e udhëtimit kulturor dhe kontributet e mëdha që ka bërë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Emiratet e Bashkuara Arabe janë vlerësuar si një model shembullor, bartës të një mesazhi humanitar me vullnet të mirë, paqe dhe tolerancë.

Përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e librit dhe literaturës në përgjithësi e kanë bërë Sharjah të cilësohet si “Qyteti i Dijes”.

Shfaqja “Kapitulli i fundit i 1001 netë”

Me rastin e përzgjedhjes si fitues i çmimit “World Book Capital 2019”, autoritetet e Sharjah kanë organizuar shfaqje madhështore teatrale e muzikore. Shfaqja ‘1001 Nights: The Last Chapter’ ose “1001 Netë: Kapitulli i fundit” është frymëzuar nga epoka legjendare e botës arabe dhe antologjia e përrallave popullore “Një mijë e një netë”.

Përgatitjet për këtë shfaqje kanë zgjatur pothuajse një vit dhe gjithsej 537 artistë të përzgjedhur nga 25 nacionalitete të ndryshme kanë kaluar mbi 500 orë duke u trajnuar për të sjellë në jetë një kryevepër të tillë. Shfaqja është përkthyer në kohë reale në tre gjuhë të ndryshme: arabisht, anglisht dhe frëngjisht.

Si përfundim kjo shfaqje ka arritur të mahnisë audiencën dhe për të kanë shkruar media nga e gjithë bota. Gjithçka ka qenë pothuajse magjike dhe realizimi i përkryer ka bërë që të pranishmit të ndihen sikur kanë hyrë në botën e vërtetë të tregimeve “1001 Netë”.

Amfiteatri Al Majaz

Shfaqja është mbajtur në amfiteatrin “Al Majaz”, një amfiteatër gjigant i inspiruar nga koloseumet legjendare të perandorisë romake dhe njëkohësisht i vetmi i llojit të tij në rajon. Pajisjet që janë përdorur në realizimin e kësaj shfaqje madhështore janë të teknologjisë së fundit, peshojnë 15 ton dhe janë importuar nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Ekranet masive prej 43 metrash që rrethuan skenën, imazhet vizuale të krijuara nga aktorë dhe kërcimtarë të veshur me kostumet antike dhe një koreografi e përkryer e përcjellur nga një orkestër profesionale kanë bërë që “Kapitulli i fundit i 1001 netë” të depërtojë thellë në zemrat e të pranishmëve.

Orkestra dhe muzika – padyshim pjesa më e bukur e shfaqjes

Orkestra mund të thuhet se ishte padyshim pjesa më e bukur e shfaqjes. Me dirigjent kryesor Harout Fazlian dhe kompozitor Maxim Lepage, muzika arriti të bëhet elementi i preferuar i shfaqjes për shumicën. I inspiruar nga vetë historia, aspektet magjike dhe fantastike të saj dhe kompozitori i mëparshëm Rimsky Korsakov, z.Lapage ka bashkuar muzikën klasike, elektronike dhe instrumente orientale për të arritur një rezultat të fortë muzikor që stimulon imagjinatën dhe ju zhyt në një vend dhe kohë tjetër.

Ritmet unike të instrumenteve orientale dhe përzierjes së tyre me muzike klasike bënin që melodia të relaksonte mendjen por në të njejtën kohë bënte që zemra të rrahë fortë dhe të përjetojë plotësisht mesazhin e shfaqjes.

Mesazhi i fuqishëm i shfaqjes “Kapitulli i fundit i 1001 netë”

Tregimi i fundit i mbretëreshës Shehrazade ndryshon nga historitë e zakonshme që ajo ka treguar më parë por mesazhi i saj është jashtëzakonisht i fuqishëm. Në këtë kapitull ajo tregon se do të jetojë aq gjatë sa do të jetojnë edhe librat dhe përderisa ka njerëz të cilët lexojnë, shkruajnë dhe e vlerësojnë literaturën ajo do të jetë e pavdekshme.

Prandaj qëllimi i organizimit të gjithë kësaj shfaqje ka qenë promovimi i një mesazhi të tillë nëpër botën dhe të shërbejë si një thirrje tek të gjithë për të vazhduar të mos heqin dorë kurrë nga dashuria për literaturë dhe kërkimi i tyre për dituri.

Këtë shfaqje Sharjah padyshim do ta ketë si një vulë të përjetshme e një momenti historik kulturor dhe e cila do të jetë shembull për tërë botën.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori