LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri të Serie A

Gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri të Serie A

Juventusi e ka dominuar Serien A gjatë dekadës së fundit, por këtë sezon duket se mund të ketë më shumë konkurrencë.

Ky edicion ka disa histori të bukura, me lojtarët më të mirë në Evropë që vijnë sërish në Itali, emrat të vjetër që rishfaqen në skenë dhe konkurrenca, që mund ta kthejë kampionatin sërish në majë të Evropës.


Le të shohim se çfarë ka këtë edicion.

Kush janë pretendentët për titull?

Juventus është favoriti kryesor edhe këtë sezon dhe e kërkon Scudetton e nëntë me radhë, ndërsa skuadrës i ka shtuar emra si Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Por mbase këtë sezon më shumë se çdo sezon tjetër, një grup rivalësh po vijnë ta sfidojnë për kurorën e më të mirëve.

Interi, Napoli dhe Milani janë të gjithë të gatshëm t’i luftojnë Bianconerët.

Festa pas golit të Dybalas (Foto: FC Juventus/Twitter)

Çfarë mund të themi për klubet e promovuara në kampionat?

Brescia , Lecce dhe Hellas Verona janë të tri klubet që janë inkuadruar nga Serie B.

Brescia është më favorite për ta siguruar mbijetesën në maj, pasi ka bërë disa lëvizje.

Mario Balotelli është rikthyer në Serie A duke luajtur për klubin e tij të lindjes, dhe golat e tij mund të jenë të mjaftueshme për t’i mbajtur të sigurt Biancazzurrët.

Kush bie?

Lecce dhe Hellas Verona duken sikur nuk do të kenë cilësi të mjaftueshme për të qëndruar në divizionin A. Po ashtu edhe Parma, duket nga shumë njohës si ekip që mund ta rrezikojë rënien.

A ka ekipe të tjera interesante?

Fiorentina kanë një pronar të ri dhe optimizmit. Roma tani pas Monchit dhe nën drejtimin e Paulo Fonseca ka entuziazëm, ndërsa Atalanta janë në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Cilat klube kanë bërë biznesin të mirë këtë verë?

Në botën e transferimeve të futbollit, biznesi i miër llogaritet kur klubi arrin me një shumë të parave ta bëjë një ekip konkuures.

Interi duket se e kanë dërguar skuadrën në një nivel të ri. Nënshkrimi i Antonio Contes padyshim që ishte më i madhi.

Fanellat më të mira?

Sampdoria vendas

Inter mysafir

Fanellat më të këqija

Juventus vendas

Sampdoria mysafir

Në rregull, por në fund, kush e fiton titullin në maj?

Me siguri do të jetë më i luftuar se sa që ka qenë, por Juvenusi duket ende mbi të gjithë.

Me Maurizio Sarrin në krye, pritet një tjetër sistem dhe lojë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori