eksperti ad

Kombëtarja e Francës do të përballet me atë të Suedisë me fillim nga ora 23:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës në Kampionatin Botëror 2026.

Pasi mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë shkaku i një shqetësimi, Aurelien Tchouameni është rikthyer sërish titullar në mesfushën e ‘Gjelave’, ku partner i tij do të jetë Adrien Rabiot.


Nga minuta e parë në sulm starton Bradley Barcola, i cili në këtë sfidë zë vendin e Desire Doue, teksa i përhershmi Kylian Mbappe udhëheq vijën e sulmit.

Te Suedia në anën tjetër nga minuta e parë startojnë yjet si Alexander Isak, Anthony Elanga dhe Viktor Gyokeres.

Përzgjedhësi Graham Potter ka vendosur një formacion tejet ofanziv, teksa në mesfushë ‘frenat’ do t’i kenë dyshja Lucas Bergvall dhe Yasin Ayari.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Olise, Barcola; Mbappe.

Suedia: Zetterstrom; Gudmundsson, Lindelof, Lagerbielke; Stroud, Bergvall, Ayari, Svensson, Isak, Elanga; Gyokeres./Telegrafi/

telegrafi sport app