2.3 milionë euro është borxhi i komunës së Gjakovës për këtë vit. E edhe ky borxh sipas kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, është si shkak i qeverisjes së kaluar dhe faturave të papaguara.
Sipas tij, kjo komunë ka qenë e diskriminuar për shumë vite nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se vetëm gjatë këtij viti kanë paguar 2.1 milionë të borxhit total që kanë pasur si komunë.
“Këtë vit i kemi kry deri tash, besoj që edhe në ditët që do të vijnë, do të rritet pagesa e borxheve. I kemi pagu diku 2.1 milionë euro borxhe të mbetura. I kemi edhe 2.3 milionë që na mbesin. I kemi pas diku 4.4 milionë përafërsisht borxhe të kontraktuara, fatura të papaguara. Ndërsa, borxhe të llojit kontraktual do të thotë kontrata të nënshkruara me operatorë, kemi pas që prej vitit 2009, 2013 dhe me tepër. Këtë vit i kemi kry diku pesë milionë euro, i kemi përmbyll këtyre borxheve kontraktuale”, ka shtuar Gjini.
Borxhet e projekteve të kontraktuara, Gjini thotë se i penalizojnë në projektet që vet si kryetar ka premtuar t’i realizojë.
Sipas institutit GAP, komunat të cilat janë të udhëhequra nga anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpenzojnë më së shumti buxhet. Një gjë të tillë ka mohuar, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Sipas tij, kjo komunë ka qenë e diskriminuar nga qeveritë e kaluara.
“ Aleanca e ka numrin e dytë më të madh të komunave në Kosovë, janë shtatë dhe normalisht nëse ndahet në komuna del që është pak më shumë. Çështja tjetër që nuk duhet harruar është se komunat si Gjakova për një kohë të gjatë kanë qenë të harruara prej Qeverisë. Edhe tjetra është se përqindjet kur nxirren duhet me pa se a janë me të vërtetë ato investime komunale që ndodhin në komunë apo janë investime nacionale dhe nuk munden me u llogarit autostradat si investime për shkak se ato janë ndërkomunale. Prapë se prapë mundem me thënë se Gjakova ka mbështetje shumë më të madhe buxhetore prej Qeverisë… jo… ka komuna që nuk janë të aleancës dhe që kanë buxhet më të madh se Gjakova”, tha ai.
Kabineti qeveritar para pak ditëve ka aprovuar projektligjin për shpronësimin e tokave dhe alokimin e tyre për zonën ekonomike amerikane.
Gjini thotë se kjo zonë do të ketë imput të jashtëzakonshëm në të gjithë rrafshin e Dukagjinit.
“Do të jetë një imput i jashtëzakonshëm për qytetin e Gjakovës, por jo vetëm për Gjakovën, por për të gjithë këtë pjesë të rrafshit të Dukagjinit për shkak se të gjitha komunat gravitojnë pothuajse në pjesën qendrore të rrafshit të Dukagjinit. E që është Gjakova, të gjitha komunat janë me largësi të barabartë prej Gjakovës… kjo zonë do të jetë një imput i jashtëzakonshëm për ekonominë e gjithë kësaj zonë, e edhe të Gjakovës jashtëzakonisht”, tha ai.
Gjini tha se janë 500 hektar tokë që janë ndarë për këtë zonë ekonomike dhe se investimet do të fillojnë gjatë këtij viti.
Ardian Gjini ka premtuar se gjatë këtij viti, do të përfundohet qarkorja, do të investohet në dhjetëra rrugë të Gjakovës, do të punohet në Kuvendin Komunal të Gjakovës, në amfiteatër, në lumin Krena dhe po ashtu ka premtuar edhe ngrohtoren me koogjenerim. /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert