Berat Gjimshiti është një nga futbollistët më në formë në Kombëtaren Shqiptare, pasi prej dy sezonesh luan në nivele të larta te Atalanta, ndërsa edhe te kuqezinjtë është tashmë një titullar i padiskutueshëm.
Mesditën e sotme mbrojtësi ishte në një konferencë për shtyp nga ambientet e grumbullimit të Kombëtares Shqiptare, ku bashkëbisedoi me SuperSport, dhe konfirmoi besimin për arritjen e fitores në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Sa besoni te arritja e vendit të parë në grup?
Ne besojmë maksimalisht që mund t’ia dalim të fitojmë këto ndeshje dhe të marrim vendin e parë në grup. Kemi shumë lojtarë të mirë në grup, si ata me eksperiencë, por edhe të rinjtë si Çepele që ka ardhur së fundi.
Sa të rëndësishme kanë qenë dy sezonet e fundit me Atalantën?
Më kanë ndihmuar shumë dhe kjo shihet në fushë, por për një futbollist është shumë e rëndësishme që të luash sa më shumë. Nëse luan rregullisht, atëherë ke mundësi të korrigjosh gabimet dhe të përmirësohesh. Ka qenë e rëndësishme edhe fakti që kemi pasur gjithmonë të njëjtin trajner dhe kemi punuar shumë me të, por edhe të luajturit të Ligën e Kampionëve të jep një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Si e vlerësoni Ligën e Kombeve si garë?
Ne e marrim shumë seriozisht, pasi ka raste që kjo garë shërben si një rrugë për të shkuar në Evropian apo Botëror, ndaj i bëjmë vlerësimin maksimal.
Si i ke parë sulmuesit në seancat e fundit stërvitore?
Janë në një formë shumë të mirë dhe i kam parë shumë të karikuar edhe në seancat stërvitore. Besoj që do të arrijnë të shënojnë në dy ndeshjet e radhës dhe të na ndihmojnë të fitojmë.
Çfarë gabimi nuk duhet të bëjmë ndaj kundërshtarëve të radhës?
Nuk duhet t’i nënvlerësojmë aspak, pasi të dy kundërshtarët dalin shumë shpejt në kundërsulm dhe duhet t’i mbajmë tërë kohës në vëmendje. Gjithsesi kemi eksperiencën e duhur për t’ia dalë me sukses.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As te Barcelona e as te Real Madridi – mësohet se ku po transferohet Messinho
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë – cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3