LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: Do të luftojë për një pozitë te Atalanta

Gjimshiti: Do të luftojë për një pozitë te Atalanta

Berat Gjimshiti firmosi një ditë më parë për Atalantan, duke shtuar numrin e shqiptarëve në Serinë A.

Në një intervistë për “Panorama Sport” mbrojtësi i Kombëtares pranon se nuk është e lehtë për të, por të japë maksimumin që të ketë një vend në formacion, për të qenë gati edhe për Evropianin.

“Jam i vetëdijshëm që më pret një sfidë e vështirë, pasi do të jem në një nga kampionatet elitare në Evropë. Megjithatë jam optimist dhe shpresoj që duke punuar shumë, të mund të jem i gatshëm në çdo moment për ekipin”.


“Uroj që të arrij sa më shpejt, që të mund të kem minuta dhe të shpërblej besimin e drejtuesve, të cilët më afruan dhe më pas të trajnerit, që do të më japë shansin për të qenë në fushë. Gjithashtu, dua që të jem në dispozicion të Kombëtares për Evropianin”, tha Gjimshiti .

Futbollisti sqaroi se te Zurich kishte përfunduar gjithçka prej disa muajsh, pasi ai nuk pranoi të rinovonte kontratën.

Pas përjashtimit nga skuadra e parë gjeti marrëveshjen me drejtuesit për tu larguar. Seria A është kampionati i dytë për Berat Gjimshitin, pasi deri më tani është aktivizuar vetëm me Zurichun në Zvicër.