LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: Çekia mbetet favorite, por futemi në fushë me shumë vetëbesim – dua të luajë në Euro 2024

Gjimshiti: Çekia mbetet favorite, por futemi në fushë me shumë vetëbesim – dua të luajë në Euro 2024

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u shpreh që kuqezinjtë janë gati të përballen me Çekinë nesër dhe besojnë 100% se mund t’ia dalin të marrin një rezultat pozitiv në Pragë.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, mbrojtësi shqiptar tregoi se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen dhe se i kanë studiuar mirë çekët në lojën e tyre.


Gjimshiti nënvizoi se skuadra është e fokusuar totalisht te ndeshja e nesërme kundër Çekisë, ndërsa tha se dëshira e tij është të kualifikohet me Shqipërinë në ‘Euro 2024’.

A mund t’ia dalim nesër me Çekinë? – Sigurisht që po. Jemi një grup me shumë eksperiencë dhe me lojtarë të rinj që japin gjithçka. Besojmë 100%, nëse nuk besojmë, gabojmë. Vendimtare? Çdo ndeshje është vendimtare, nuk ka rëndësi kundërshtari, a është Çekia apo Moldavia. Janë gjithmonë 3 pikë në lojë. Janë ndeshje finale ku duhet të japim maksimumin dhe më pas shohim ku do të arrijmë.

A janë marrë masat për shtatlartësinë e çekëve? – Është e drejtë, Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Nuk i arrijmë shumë me shtatlartësi, por do bëjmë futbollin, do kemi kujdes në topat në ajër kur të luajnë çekët. Në goditjet standarde janë shumë të rrezikshëm. Duhet të kemi përqendrim. Nuk është vetëm gjatësia që e ndryshon lojën, duhet të jemi vetvetja, të kemi besim. Nëse do që mos ta kapë topin kundërshtari, e merr. Besoj që ajo është cilësia e duhur.

Si është të luash për Shqipërinë – Në Kombëtare kemi lojtarë nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Kosova. Çdo lojtar e di se për çfarë është këtu, të japë gjithçka në fushë. Shumë njerëz kanë vuajtur për të arritur në këtë pikë, por besoj se kur luan jo për fanellën, por për diçka më të madhe, për Kombin tonë, është diçka e papërshkrueshme.

Motivimi për të shkuar në Evropian? – Motivimin nuk mund të them që e kam më të madh se lojtarët që janë në grumbullim. E kam gjithmonë motivimin kur jam në Kombëtare. Dua ta arrij edhe një herë kualifikimin. Sigurisht është një motivim shumë i lartë, jo vetëm të kualifikohem por edhe të jem atje. Edhe atëherë u kualifikua, por nuk isha në Europian. Besoj se motivimi është te çdo njeri që është këtu në Kombëtare, që jep gjithçka. Ato janë ndeshje që mbeten në histori për çdo futbollit. Motivimi është shumë i lartë edhe për mua personalisht.

Sa ndihet pesha e përgjegjësisë për të arritur objektivin? – Ndihet. Ndonjë lojtar e ndjen më fort peshën e përgjegjësisë. Ka dhe lojtarë që kanë luajtur ndeshje me presion të lartë në klubet specifike. Edhe veten e fus këtu, kam luajtur ndeshje me presion të lartë dhe besoj se mund të përballem. Por, lojtarët e dinë vlerën e kësaj ndeshje dhe do të përmbahen e do të përballen me presionin sepse kemi vetëm diçka në kokë: KUALIFIKIMI.

Çekia pa Patrick Schick, më e lehtë? – Forca e Çekisë nuk janë individualitetet, është grupi. Kanë një forcë shumë të lartë, me ekipe që luajnë në klube të mëdha, me shumë cilësi. Unë e njoh Patrik Shik, pasi kam luajtur në Itali me të, është një lojtar super i fortë. Ka pasur dëmtime, që e kanë frenuar nga forma, por do rikthehet edhe ai. Çekia mbetet një ekip shumë i fortë dhe favorit për t’u kualifikuar.

Më mirë 3 pikë në Çeki dhe barazim me Poloninë, apo 1 pikë me Çekinë dhe fitore me Poloninë në Tiranë – Të shikojmë nesër, se si do shkojë ndeshja. Janë dy ndeshje të ndryshme. Mendojmë vetëm ndeshjen me Çekinë fillimisht dhe pastaj shohim ndeshjen e radhës. Kemi tre ditë kohë për të përgatitur Poloninë. Fokusi ynë është të japim gjithçka në ndeshjen e nesërme.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori