LAJMI I FUNDIT:

Gjilani rikthehet te fitorja, mposhtë kampionin në fuqi

Gjilani rikthehet te fitorja, mposhtë kampionin në fuqi

Skuadra e Gjilanit ka fituar në përballje me Trepçën ’89 me rezultat të pastër 2-0.

Gjilani hyri në këtë takim pas dy ndeshjeve pa fitore dhe ishte në presion për t’i marrë tri pikët.

Kësisoj vendasit rrezikuan të parët me Haxhimusën por nuk u tregua i saktë.

Në minutën e 26-të erdhi edhe goli i parë në këtë sfidë, kur Gëzim Rusi realizoi pas një goditje të bukur.

Gjilani kishte mundësi të dyfishonte rezultatin në pjesën e parë kur pas një harkimi nga Rusi, kapiteni i mysafirëve Potoku për pak sa nuk shënoi autogol.

Gjithsesi me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi mirë për kampionët që sulmonin vazhdimisht portën e vendasve.

Portieri Kaçiu e largoi topin nga vija fatale edhe pse mysafirët pretenduan se topi kishte kaluar vijën por kështu nuk mendoi gjyqtari anësorë Alban Ejupi.

Në minutën e 56-të, Përparim Islami harkoi bukur në zonë, ndërsa Arb Manaj qëlloi shtyllën.

Rastet e humbura i kushtuan 89-shit pasi Gjilani realizoi golin e dytë në minutën e 60.

Mbrojtja mysafire gaboi ndërsa topi shkoi deri te Betim Haxhimusa e cili me një goditje të fortë shënoi për 2-0.

Kësisoj Gjilani rikthehet te fitorja pas dy takimeve dhe tani zë pozitën e pestë me 43 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Trepça ’89 ndodhet një pozitë më poshtë me pikë të barabarta.

Në ndeshjen e javës së 29-të, skuadra e Alban Hysenit do të luaj në udhëtim te Liria.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Flamurtarit në ‘Riza Lushta’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori