Gjilani – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit të javës

Gjilani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të javës së 13-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Plisave” në ndeshjen derbi që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ismet Munshit vjen në këtë ndeshje me një formë të mirë dhe vetëbesim pasi ka shtatë ndeshje pa humbje, teksa synon fitoren e radhës për tu ngjitur në pozitën e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit ka filluar të këndellet në ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive për t’u ngjitur më lartë në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Nga
Telegrafi
07/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































