LAJMI I FUNDIT:

Gjilani prezanton Jefferson Lopesin

Gjilani prezanton Jefferson Lopesin

Tashmë kanë nisur klubet e Superligës së Kosovës të mendojnë për sezonin e ri.

Një prej tyre është edhe skuadra e Gjilanit, e cila ka përforcuar radhët e veta me lojtar të huaj.


Bëhet fjalë për brazilianin Jefferson Lopes, i cili edicionin e ardhshëm do të djersit fanellën e “Skifterave”.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi gjilanas përmes llogarisë zyrtare të Facebookut, ku edhe kanë prezantuar lojtarin.

“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me lojtarin brazilian, Jefferson Lopes,ku ai do bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh për edicionin e ardhshëm”, njofton klubi.

Theksojmë se mesfushori brazilian më parë është paraqitur për skuadrën nga Shqipëria,FK Kukësi, me të cilin klub ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Ndryshe, Gjilani sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e tetë të renditjes tabelore. /Telegrafi/