LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti spanjoll nuk e harron Vedat Muriqin, zbulohet klauzola që ka sulmuesi kosovar te Mallorca

Gjiganti spanjoll nuk e harron Vedat Muriqin, zbulohet klauzola që ka sulmuesi kosovar te Mallorca

Vedat Muriqi vazdon të mbetet në listën e dëshirave të skuadrës së madhe spanjolle Sevilla.

Sulmuesi kosovar është një nga qendërsulmuesit më të vlerësuar në La Liga dhe Sevilla e ka atë në listën e dëshirave për afatin kalimtar dimërorë.


29-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 11 ndeshje në La Liga, teksa pëlqehet shumë nga klubi andaluzian.

Sevilla synon transferimin e prizrenasit në janar, por problem po mbetet një klauzolë largimi që ka Muriqi nga Mallorca.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Muriqi ka një klauzolë largimi nga Mallorca prej 30 milionë eurove, shumë që po konsiderohet e lartë nga Sevilla që po kalon nëpër një krizë financiare.

Klubi andaluzian pritet ta shes Youssef En-Nesyrin dhe zëvendësuesi i marokenit shihet Vedat Muriqi.

Mediumi i njohur spanjoll AS: Udhëtimi i kotë i Vedat Muriqit te Kosova për ndeshjet e tetorit
Lexo po ashtu Mediumi i njohur spanjoll AS: Udhëtimi i kotë i Vedat Muriqit te Kosova për ndeshjet e tetorit

Trajneri i Sevillës, Diego Alonso preferon një lojë me topa të gjatë dhe Muriqi është lojtari që shihet që do t’i zgjidh problemet në repartin ofensivë.

Reprezentuesi kosovar është lojtari kryesor në skuadrën e tij dhe duket shumë e vështirë që Mallorca ta lejoj largimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori