LAJMI I FUNDIT:

Gjest i shëmtuar i cili po kritikohet nga të gjitha anët: Ylli i Man Utd provokon lojtarët e Coventryt pasi i shpëtuan eliminimit të turpshëm 

Gjest i shëmtuar i cili po kritikohet nga të gjitha anët: Ylli i Man Utd provokon lojtarët e Coventryt pasi i shpëtuan eliminimit të turpshëm 

Sulmuesi brazilian i Manchester United, Antony, është shënjestër e kritikave nga publiku anglez për një gjest të turpshëm gjatë festës së fitores të vështirë ndaj skuadrës së kategorisë së dytë Coventry në FA Cup.

‘Djajtë e Kuq’ festuan ndaj Coventryt vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi në kohën e rregullt kishin epërsi 3-0, por e humbën atë.

Madje United i shpëtoi një humbje katastrofale, kur VAR e eliminoi golin e Coventryt në minutën e 120-të.


United fitoi në penallti 4-2, derisa sulmuesi brazilian Antony bëri një gjest të shëmtuar ndaj futbollistëve të Coventryt.

Braziliani vendosi dorën në vesh para fytyrave të futbollistëve të Coventryt, duke harruar se luan për një klub të madh si Man Utd duke provokuar futbollistët e një skuadre të kategorisë së dytë.

Kjo i ka zemëruar tifozët në Angli, të cilët kanë dalë të gjithë kundër gjestit të United.

Ndërkohë ish-futbollisti i Coventryt, irlandezi Clinton Morrison ka paralajmëruar Antonyn se me formën e tij qëpo kalon nga sezoni i ri mund të luaj në Championship.

“Antony duhet të përqendrohet te vetja, sepse sezonin e ardhshëm mund të luajë në Championship…”, paralajmëroi Morrison Antony.

https://twitter.com/footballontnt/status/1782333600324632896

Antony ka përjetuar shumë momente të vështira që kur iu bashkua United për rreth 90 milionë euro në vitin 2022, kur erdhi nga Ajax.

Për klubin nga Old Trafford, ai shënoi vetëm dhjetë gola në 77 paraqitje, dhe në sezonin aktual të Ligën Premier, braziliani ende nuk ka shënuar asnjë gol në 25 ndeshje. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori