Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka vizituar sot në vendngjarje pjesëtarët e FSK-së të Njësisë së Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, të cilat janë duke zhvilluar operacione kërkimi të aksidentuarve (dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës), përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, në aksin Kaçanik-Hani i Elezit.
“Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka mbështetur dhe inkurajuar specialistët tanë, të cilët me vetëmohim dhe profesionalizëm, janë duke kryer detyrën, në rrethana të jashtëzakonshme, së bashku edhe me ekipet tjera të përfshira në operacion nga institucione dhe agjenci të ndryshme të specializuara në fushën e kërkimit në ujëra.
Theksojmë se, me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, njësia e Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, vazhdon të jetë e angazhuar për të tretën ditë me radhë në operacionin e kërkimit të aksidentuarve (dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës), në Lumin Lepenc në rrugën magjistrale Prishtinë- Shkup ( Kaçanik-Hani i Elezit), saktësisht në territorin e komunës së Hanit të Elezit”, thuhet në njoftim.
Deri më tani, zhytësit e FSK-së kanë kontrolluar pëllëmbë për pëllëmbë, pesë kilometra të rrjedhës së lumit, si dhe në tërësi shpatin e malit – vendin e aksidentit në tërë sipërfaqen e tij, dhe se kërkimi po vazhdon akoma, së bashku edhe me akterët tjerë institucional të vendit.
Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Njësia e Kërkim Shpëtimit në Ujëra e Task Forcë së Regjimentit të Mbrojtjes Civile, është angazhuar në operacion, në vendin e incidentit me datë: 29 prill 2018, rreth orës 01:00, me 11 pjesëtarë të pajisur me pajisje specialistike si dhe dy automjete. Operacioni i parë ishte ndërprerë gjatë natës nga komanda e incidentit dhe ka vazhduar përsëri po më datë 29 prill nga ora 09:00. Me rifillimin e operacionit ditën e djeshme, FSK-ja ka angazhuar 14 pjesëtarë, ndërsa sot në ditën e tretë, janë të angazhuar në operacion gjithsejtë 16 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar që me kapacitetet e saj profesionale të vazhdoj angazhimin e saj në operacionin e kërkimit, dhe se pjesëtarët tanë janë duke treguar profesionalizëm dhe vetëmohim gjatë kryerjes së detyrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike 3.8 për qind për vitin 2024
“Ratko Mlladiq hero i popullit” – grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'