LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rama në konferencën e shefave të Mbrojtjes në Gjermani      

Gjeneral Rama në konferencën e shefave të Mbrojtjes në Gjermani      

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 26-të vjetore të Shefave të Mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë. Në këtë  konferencë morën pjesë mbi 39 shefa të Mbrojtjes nga shtetet evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Wisbaden u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin Mark A. Milley dhe gjenerallejtënant Christopher  Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane për Evrope, si dhe me homologë të shumtë nga shtetet mike të Kosovës.


Konferenca e Shefave të Mbrojtjes, e cila u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, kishte si temë: “Ndërveprueshmërinë në Evropë”.

Me theks të veçantë në konferencë u diskutua ndërveprueshmëria si koncept si dhe aspektet e gatishmërisë në nivel kombëtar dhe në Aleancën Veri-Atlantike (NATO) për t’u ballafaquar me kërcënimet dhe rreziqet në Evropë.

“FSK- ja është dhe mbetet e përkushtuar në mbajtjen e aftësive dhe zhvillimin  profesional në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe shtetet tjera partnere”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori