LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e stadiumit ‘Shahin Haxhiislami’ para ndeshjes më të madhe të vitit Prishtina-Drita

Gjendja e stadiumit ‘Shahin Haxhiislami’ para ndeshjes më të madhe të vitit Prishtina-Drita
Terreni duket në gjendje superiore

Prishtina dhe Drita do të luajnë mes vete në ndeshjen e javës së fundit së sezonit 2017/18 në Superligës e Kosovës në futboll.

Klubi kryeqytetas është nikoqir i gjilanasve të Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës.


Kjo ndeshje do të jetë sikurse një finale, pasi është hera e parë që dy skuadra vendosin titullin kampion në gjiron e fundit.

Si u bë që ndeshja e fundit Prishtina-Drita ta vendos titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës
Lexo po ashtu Si u bë që ndeshja e fundit Prishtina-Drita ta vendos titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës

Megjithatë, kjo ndeshja sikurse shumica e ndeshjeve me Prishtinën si vendas, do të zhvillohet në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.

Radiotelevizioni Dukagjini ka bërë një reportazh në lidhje me gjendjen dhe situatën e stadiumin të Pejës, aty ku do të zhvillohet ndeshja e sezonit.

Në fillim të reportazhit është fokusuar njëra nga hyrjet e stadiumit, e cila mendohet se do të shërbej për hyrjen e skuadrave, zyrtarëve dhe personave VIP.

Njëra nga hyrjet e stadiumit
Tribuna mbi zhveshtore pritet të shërbej për zyrtarë, VIP

Në këtë reportazh terreni shihet se ka një gjendje të mirë para ndeshjes, por jo pjesa pas bankinave dhe portave.

Terreni duket në gjendje superiore
Bankinat dhe vendi i mediave

Tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët vendas Plisat shihen në një gjendje të mirë dhe me ulëse, ndërsa jo e mysafirëve Intelektualëve në një gjende të tmerrshme dhe me dhe.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të gjendjes së terrenit ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës, aty ku do të zhvillohet ‘finalja e madhe’ mes Prishtinës dhe Dritës. /Telegrafi/

Tribuna qendrore do t’ju takojë Plisave
Ulëset e stadiumit
Pjesa me dhe ku do të vendosen Intelektualët