LAJMI I FUNDIT:

Si u bë që ndeshja e fundit Prishtina-Drita ta vendos titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës

Si u bë që ndeshja e fundit Prishtina-Drita ta vendos titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës

Të dielën me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë do të zhvillohet dueli i dekadës mes Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës.

Prishtina e zhvillon ndeshjen si vendas, ndërsa Drita do të jetë mysafire.


Por si erdhi situata që këto dy klube të luajnë në titullin në ndeshjen e fundit, hera e parë në Supeligë prej se ky sistem garave zhvillohet në këtë mënyrë.

Fillimi i kampionatit dhe transferimet

Çfarë është e vërteta këto dy skuadra e kanë filluar edhe edicionin e sivjet, duke e zhvilluar ndeshjen në xhiron e parë, e që Drita e kishte fituar me rezultat 1-0 me golin e Xhevdet Shabanit.

Prishtina e kishte filluar kampionatin me ambiciet e zakonshme, titullin kampion dhe Kupën dhe për këtë kishte investuar në skuadër si asnjëherë më parë.

Pamje nga ndeshja e parë (Foto: FC Prishtina)

Nga viti i shkuar kishin emra si Armend Dallku, Debatik Curri, Ahmed Januzi, Khalid Basid, ndërsa erdhën edhe Anel Rashkaj, Mentor Mazrekaj, Diar Mustafa, Liridon Fetahaj e Përparim Osmani.

Në anën tjetër Drita pas tri viteve në zonën e barazhit dhe emocioneve mes rënies dhe mbijetesës, këtë kampionat vendosi të bëjë riorganizim në skuadër edhe pse në klub kishin bërë më herët, shkruan Telegrafi.

Drita dhe Intelektualët

Blerje të mëdha si Haxhi Neziraj, Xhevdet Shabani, Kastriot Rexha, Ardian Limani, Astrit Fazliu, Endrit Krasniqi e Fidan Gërbeshi bën që Drita të kthehet në rivalë të fortë për çdo skuadër në Superligë.

Largimet e trajnerëve

Dhe pse Drita e kishte nisur më mirë duke fituar në xhiron e parë, pësoi pastaj dy humbje me Besën dhe Lirinë, për të vazhduar me barazime, e çka ‘kurban’ i rezultateve u bë trajneri Miliam Zuzaku, që u largua, e u zëvendësua me Bekim Isufin, që më parë ishte te Vllaznia e Pozharanit.

Bekim Isufi

Prishtina ishte më mirë, ndërsa luftonte me Gjilani dhe Llapin, e herë pas here edhe me Lirinë për kreun.

Por edhe te Prishtina erdhi trajner Mirel Josa, trajner i njohur nga Shqipëria, shkruan Telegrafi.

Mirel Josa

Ndeshja e dytë mes skuadrave u mbyll 0-0 e zhvilluar në Gjilan.

Stinori vjeshtor u mbyll me Llapi lider që i kishte 34 pikë, Prishtina kishte 32 pikë, ndërsa Drita 30.

Pranvera, starti i Prishtinës, vazhdimësia e Dritës

Vjeshta solli disa ndryshime me Llapin që filloi rënien e me Prishtinën që filloi të ngjitet fuqishëm.

Por në 11 ndeshjet e fundit që kishin mbetur apo fazën e tretë, Drita kapi hapim pas gabimeve të Prishtinës me Trepçën ’89 (barazim), Vëllaznimin (barazim) dhe Drenicën (humbje).

Pamje nga ndeshje e dytë (Foto: FC Prishtina)

Drita kishte mposhtur Drenicën, Vëllaznimin dhe Flamurtarin, duke i dalë para me tri pikë.

Të tjerat gjashtë ndeshjet, skuadrat morën nga pesë fitore dhe nga një barazimi, shkruan Telegrafi.

Mbyllja e perdes

Aktualisht Drita ka 66 pikë, ndërsa Prishtina 63. Gjilanasve iu nevojitet barazimi dhe fitorja, por edhe humbja me një gol diferencë për tu bërë kampion.

Kjo pasi edhe me një humbje me një gol, me pikë të barabarta, falë gollaverazhit do të shpallej kampion, pas në ndeshjen të ndërsjella do të jenë të barabartë (0-1, 0-0, 1-0).

Krahë në krahë për titull (Foto: FC Prishtina)

Prishtinës i duhet fitore me dy gola që të shpallet kampion dhe duke e parë traditën e këtij klubi, gjithçka mbetet e mundur.

Për ta mbyllur perden e një edicioni të jashtëzakonshëm, duhet të shikohet ndeshja e fundit e cila do ta sjell kampion e ri të Kosovës, e për këtë duhet të pritet përballja që zhvillohet të dielën në Shahin Haxhiislami të Pejës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori