LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vrarë nga arma e zjarrit një person në Fushë Kosovë

Gjendet i vrarë nga arma e zjarrit një person në Fushë Kosovë

Një 62 vjeçar është gjetur pas shenja jete në oborrin e një shtëpie në Lagjen “29” në Fushë Kosovë, i cili dyshohet të jetë vrarë nga arma e zjarrit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Telegrafin se mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.


Sipas saj rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia ka marrë informaten rreth orës 13:00, se në Lagjen ’29’ në Fushë Kosovë, saktësisht ne oborrin e një shtëpie, ndodhet një person pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimes mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”.

“Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë ajo./Telegrafi/