LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur aktori i “Game of Thrones”, Andrew Dunbar

Gjendet i vdekur aktori i “Game of Thrones”, Andrew Dunbar

Aktori i hit serialit “Game Of Thrones”, Andrew Dunbar vdiq papritmas në shtëpinë e tij në Belfast në prag të Krishtlindjes, natën e mbrëmshme.

Aktori, i cili ishte trupi i dyfishtë për personazhin Theon Greyjoy që luhet nga Alfie Allen, shkruan DailyMail.


Ai ishte në të tridhjetat e tij dhe gjithashtu punonte si DJ.

Andrew, nga Portrush, Irlanda Veriore, gjithashtu ka punuar në shfaqjet e famshme si “Line Of Duty” dhe “Derry Girls” gjatë karrierës së tij.

Duke e kujtuar me mall të ndjerin Andrew, shoku dhe aktori i tij i ri Andy McClay tha se ishte gjithmonë kënaqësi të kishte përreth një ‘njeri të sjellshëm dhe të denjë’ sikur ai.

Departamenti i Ekstrasit, i cili bashkëpunoi me Andrewun, publikuan një deklaratë në lidhje me vdekjen e tij në rrjetet sociale dhe thanë se ai do të ‘mbahet mend nga shpirti i tij i mirë’.

Ata shkruan: ‘Të thuash se jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e Andrew Dunbar është pak. Ne kemi kaq shumë kujtime të dashura të viteve që Andrew ka punuar me ne. Ai ishte aq i gjithanshëm, ishte një interpretues aq i talentuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori