Gjendet i vdekur aktori 47 vjeçar, Alan O’Neill

Alan O’Neill, një prej aktorëve të “Binjakëve të Anarkisë” është ndarë nga jeta.
Trupi i O’Neill u gjend pa shenja jete nga e dashura e tij në korridorin e apartamentit të mërkurën mbrëma, shkruan TMZ.
Thuhet se aktori në fjalë ka pasur probleme me zemrën dhe ka qenë një duhanpirës i rëndë.
Problemet me alkoolin dhe drogën ishin gjithashtu të pashmangshme në jetën e aktorit, tashmë të ndjerë.
Trupi i pajetë i aktorit është dërguar për autopsi, gjersa ende nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.
Aktori i ndjerë ka një karrierë të gjatë në film dhe teatër.
Karriera e tij daton që nga vitet 1990, teksa është më shumë i njohur për solin e Keith McGrath në "Fair City", si dhe Hugh në sezonet 6 dhe 7 të "SoA".
Ai u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare. /Telegrafi/































































