LAJMI I FUNDIT:

21-vjeçari që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, ishte shpallur i zhdukur tri javë më parë

21-vjeçari që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, ishte shpallur i zhdukur tri javë më parë

Hazir Bresila, të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Ai ishte shpallur i zhdukur para tri javësh.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Zahiti ka thënë se rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

“Të dielën rreth orës 16:50 është raportuar se është gjetur pa shenja në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica H. B. 21 vjeçar”, tha Zaiti.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndryshe, 21-vjeçari, Hazir Bresilla, ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas raportimit si i zhdukur, Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar atë, duke ia publikuar edhe fotografinë./Telegrafi/