ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 21:40.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/