LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një bombë aeroplani në një lagje të Shkupit

Gjendet një bombë aeroplani në një lagje të Shkupit

Në mes të lagjes Pripor dhe Cementara në Shkup, gjatë zgjerimit të një rruge lokale, është gjetur një bombë aeroplani ushtarak e kalibrit të gjërë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një bombë e cila peshon deri 125 kilogram. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka dërguar ekipin profesionist për të marrë të gjitha masat parandaluese dhe operative të sigurisë.


Në vendin e ngjarjes janë vendosur shenjat e duhura, janë njoftuar të gjithë subjektet përreth që të largohen për shkaqe sigurie, ndërkaq edhe MPB-ja ka dalë në terren për të siguruar hapësirën./Telegrafi/