Gjendet mjet i dyshimtë në një banesë në Gjilan, intervenon njësia për deminim

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një banesë në Gjilan, gjatë kohës kur një qytetare ishte duke kryer punë pastrimi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 09:30. Ankuesja ka njoftuar policinë pasi në një qese kishte vërejtur një mjet të dyshimtë.
Njësia patrulluese policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.
Rasti është proceduar sipas procedurave përkatëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
55 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































