Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një rasti të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 21:45. Të lënduarit, një grua dhe një burrë, kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/