Një sasi parash është vjedhur në arkën e xhamisë së fshatit Podgorie në Maliq. Ditën e djeshme, u konstatua e hapur arka dhe më pas u zbulua se ishin marrë para.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
TELEGRAFI sh.p.k. Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 - +383 48 222 355
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.