LAJMI I FUNDIT:

Gjenden kufomat një çifti në Tropojë

Gjenden kufomat një çifti në Tropojë

Eshtrat e dy personave, një mashkull dhe një femër janë gjetur sot në Tropojë. Sipas policisë eshtrat janë gjetur pranë fshatit Mejdan në një zonë të pyllëzuar. Policia sqaron se eshtrat mbanin të veshur rroba sportive dhe se nuk janë të dëmtuar me armë zjarri apo mjete të tjera.

“Sot më datë 17.04.2016, në vendin e quajtur “Roga e Kermes”, fshati Mejdan, Bashkia Tropoje, rreth 100 m larg rrugës nacionale, në një vend të pyllëzuar, të përgatitur për pushim, janë gjetur dy kufoma të skeletuara, të veshura me rroba sportive. Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera”, sqaron policia.


Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre.

Provat materiale të sekuestruara në vendngjarje,janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, prova te cilat do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe shkakun e vdekjes.