Ditë më parë, njësitet e policisë kanë gjetur një kafkë njeriu, afër Stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa në po të njëjtin vend sot janë gjetur edhe disa kocka të tjera të njeriut.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, e cila tha se afër rrugës “1 Tetori” janë gjetur disa pjesë të skeletit të njeriut.

Tutje Ahmeti tha se mbetjet mortore janë marrë nga ekipi i zyrtareve te (IML-së) Institutit te Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar në IML për Obduksion.

“Sot Njesiti i Hetimeve te Përgjithshme qe operon ne kuadër te Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në koordinim me ekipin K-9 nga FSK-ja dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore ka realizuar planin operativ në teren ku është kontrolluar lokacioni në afërsi të rrugës ”1 Tetori” ne Prishtinë, në pjesën malore ku ditë më parë është gjetë një kafkë njeriu. Nga ana e ekipeve te cilët kane kërkuar ne lokacionin e sipërshënuar, janë gjetur disa kocka të tjera (mbetje mortore)”, thuhet në prononcimin e Ahmetit.

Policia dhe FSK-ja kanë dalë në vend të ngjarjes dhe verifikimi i këtyre eshtrave do të bëhet nga mjekësia ligjore.