Një person është arrestuar në Graqanicë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/