LAJMI I FUNDIT:

Gjatë muajit tetor shkalla e inflacionit në BE mbeti e qëndrueshme

Gjatë muajit tetor shkalla e inflacionit në BE mbeti e qëndrueshme

Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian u ngjitën në 0.3 për qind nga viti në vit në muajin tetor.

Siç bën të ditur Zyra Evropiane e Statistikave, shkalla vjetore e inflacionit të bllokut 27 anëtarësh muajin e kaluar mbeti e pandryshuar nga muaji shtator.


Në tetor të 2019-së, shifra ishte 1.1 për qind.

Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor ra në 15 shtete anëtare dhe u rrit në 10 të tjera, ndërsa mbeti e qëndrueshme në dy vende.

Shkalla më e ulët është regjistruar në Greqi me 2 për qind, e ndjekur nga Estonia dhe Irlanda me 1.7 për qind, përkatësisht me 1.5 për qind.

Polonia me 3.8 për qind, Hungaria me 3 për qind dhe Çekia me 2.9 për qind, paraqiten nivelet më të larta të inflacionit në muajin tetor. /Telegrafi/